Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq do të thërrasë nesër një mbledhje të Këshillit të Sigurisë Kombëtare lidhur me të shtënat në Moskë.
Sipas mediumit nova.rs, Vuçiq seancën e ka caktuar për në orën nëntë të mëngjesit.
Kujtojmë se të shtënat kanë ndodhur në sallën e koncerteve “Crocus City Hall” në Moskë.
Theksojmë se të paktën 40 persona kanë humbur jetën ndërsa mbi 100 janë plagosur
Sulmuesit përdorën gjithashtu eksploziv, duke shkaktuar një zjarr masiv në sallën më të madhe të koncerteve.

