Të paktën 26 ushtarë janë vrarë dhe 10 të tjerë janë plagosur në një sulm ndaj një autobusi ushtarak që transportonte forcat qeveritare në Sirinë lindore.

Mediat e huaja shkruajnëSipas Observatorit Sirian për të Drejtat e Njeriut, sulmi ndodhi pranë qytetit al-Mayadeen në provincën Deir Ezzor, një pjesë e të cilit kontrollohet nga Damasku dhe aleatët e tij Irani dhe Rusia, dhe tjetra nga luftëtarët e mbështetur nga kurdët. Anëtarët e Shtetit Islamik i zunë pritë një autobusi të ushtrisë siriane që transportonte ushtarë në provincën lindore Deir Ezzor.

Nga ana tjetër Agjencia shtetërore siriane e lajmeve SANA tha se “sulmi terrorist” kishte shkaktuar një numër viktimash ushtarake, duke cituar një burim të paidentifikuar të ushtrisë.

Ky është sulmi më i rëndë i kryer nga Shteti Islamik që nga fillimi i vitit./tvklan.al