“Ju dua shumë”. Kështu i është përgjigjur ambasadori shqiptar Denion Meidani fyerjeve dhe sulmeve që, mbështetës të VLEN-it, por edhe anëtarë të lartë të këtij koalicioni, kanë drejtuar në adresë të ambasadorit të Shqipërisë në Maqedoni.

Gjithçka filloi pasi banorë të Krushevës dhe Nerovës, në rrjetet sociale falënderuan ambasadorin Meidani se ndihmoi në zgjidhjen e problemit me shkollën fillore në Nerovë.

Latif Arifi, anëtarë i lartë i ASH-së së mbetur në VLEN, njëherësh prinar i portalit fol.mk, e quan ambasadorin Medini të papërgjegjshëm dhe “pjesë e lojërave të pista”, ndërsa deputetja Saranda Imer Stafa i pëlqen (like) fyerjet e ulëta në postimin e saj ku përmend ambasadorin Meidani.

“Shkolla ne Nerovë u legalizua nga Qeveria VLEN. Nuk e dij cfarë kontributi ka dhëne Ambasadori Mejdani qe po gllabëron meritat!??Ku ishit deri tani?”, shkruan deputetja Imeri Stafa, ndërsa bën “like” në dy fyerjet e bashkëpartiakëve në postimin e saj.

Edhe faqe tjera në rrjetet sociale, të afërta me VLEN-in, kanë nis fushatë fyerjesh dhe sulme ndaj ambasadorit shqiptar.

Nga ana tjetër, aktivistë të BDI-së po e mbshtesin ambasadorin Meidani, i gjendur nën sulm për të dytën herë. Herën e parë u fye dhe sulmua kur Taravari beaktisi Qeverinë, ndërsa u akuzua ambasadori Meidani. Hera e dytë sot – me fushatën e koordinuar pasi u falënderua nga banorët e Krushevës dhe Nerovës se ndihmoi në zgjidhjen e problemit të shkollës shqipe në Nerovë. (koha.mk)