Shefi ekzekutiv Mark Zuckerberg ka thënë se ky aplikacion i sapo lëshuar synon të tejkalojë rrjetin social Twitter.

Përdorues të shumta nga Kosova janë bërë tashmë pjesë e tij dhe këtij trendi i është bashkua edhe reperja shqiptare, Tayna.

Kështu ka njoftuar artistja përmes një postimi në llogarinë e saj të Instagramit.

“Mezi e mësova TikTok-un tash edhe këtë”, ka shkruar Tayna në postimin e saj të parë në Threads.

“Është hapur një app i ri…kemi të reja”, shkroi rap-artistja në mbishkrimin e saj në InstaStory.

Ndryshe, Threads ka veçori të ngjashme me Twitter dhe i lejon përdoruesit të postojnë deri në 500 karaktere./telegrafi.com