Këngëtarja e dashur për publikun, Dafina Zeqiri, është surprizuar së fundmi nga menaxheri i saj. Ky i fundit i ka bërë dhuratë një orë super të shtrenjtë të markës “Rolex”.

Këtë e ka zbuluar vetë Dafina përmes një postimi në profilin e saj në “Instagram”. Ajo ka ndarë me ndjekësit një video ku tregon dhuratën dhe bashkëngjitur me të shkruan:

“Menaxher i lumtur baraz me artiste të lumtur. Të dua përjetë”, duke etiketuar edhe Pëllumbin.

Kujtojmë që vetëm pak ditë më parë Dafina Zeqiri ka zbuluar shumë detaje nga jeta e saj një intervistë.

Në këtë dalje të saj artistja ka bërë një rrëfim personal mbi jetën e saj, duke treguar shumë detaje që mbase jo të gjithë i dinim rreth saj.

Si fillim ajo foli për vitet e saj të adoleshencës, ku rrëfeu se para se të fillonte karrierën ka përjetuar momentin më të vështirë në jetë.

“Para se ta filloja karrierën kam përjetuar momentin më të vështirë. Ka ndodhur kur kam qenë 16 vjeçe, kam përjetuar shumë trauma. I kam kaluar si fëmijë dhe nuk kam pasur nevojë që të shkoj dhe të kërkoj ndihmë mjekësore. Mbas asaj vetëm plumbi në ballë mundet që të më ndalojë”, tha këngëtarja e njohur.