Të gjitha kompanitë në Maqedoninë e Veriut e kanë si obligim ligjor të japin rrogën e ashtuquajtur të 13-të apo siç njihet regresi K-15.
Sipas përllogaritjeve bazuar në pagat e fundit mesatare, këtë vit kjo pagesë do të jetë së paku 14.000 denarë, përcjell INA.
Pagesa e K-15 apo pagesa për pushime ka filluar ligjërisht nga 1 korriku i këtij viti, por kompanitë këto pagesa zakonisht i realizojnë në fund të vitit. (INA)
