Nuk ishin takuar kohë të gjatë, e sot këta dy miq të vjetër u gjetën përpara qeverisë në protestë ku dolën edhe qindra pensionistë nga i gjithë vendi me ankesa dhe kërkesa të njëjta.

“Shumë shokë të mirë jemi. Për paga, për paga. E kam harruar çekun ta sjell e të ju siguroj se përse protestoj”
Rritja lineare e pensionit prej 5.000 denarë dhe pensioni minimal prej 20.000 denarë, si dhe ndryshimi i metodologjisë për rritjen e pensioneve, janë kërkesat kryesore të pensionistëve. Ndër të tjera, ata janë të pakënaqur me rritjen e shtatorit prej gjashtë për qind.

“Njerëzve nuk u mjafton për ushqim, nuk u mjafton për ilaçe… këta janë shumica invalid, sepse unë jam kryetar i invalidëve të Tetovës, të gjithë janë me sëmundje e paratë nuk u mjaftojnë për ilaçe”
“Na mashtruan, nuk na hipën pensionet. Ne kemi nevoje për pensione më të larta. Jeta është bërë e shtrenjtë me pensione 200 euro nuk jetohet, ­çfarë  mund të blej me 200 euro, asgjë, duhet të na hipin pensionet”

Fillimisht ata u mblodhën para Ambasadës Amerikane në Shkup, e më pas protestën e vazhduan para Qeverisë. Mirëpo nuk i pritën në takim as nga ambasada e as nga qeveria, por thanë se nuk do të dorëzohen.

“Në ambasadë tre herë tentova që të bie në kontakt me delegacion që pensionistët të hyjnë të takohen edhe pse kishim dërguar kërkesë me shkrim, që ta njoftojmë me problemet tona dhe problemet që kemi me qeverinë, me ministren Trençevska e Ministrisë së Punës dhe Politikës sociale”

Ndryshe qëndrimi i ministrisë është se sipas ligjit për sigurimin pensional dhe invalidor nuk ka bazë për rregullim linear të pensioneve.