Punonjësit e Drejtorisë së të Ardhurave Publike, duke filluar nga sot, çdo ditë në vijim nga ora 10:00 deri në 12:00 pasdite, do të bëjnë grevë pa kryer detyrat e tyre të punës nga vendi i punës.

Nga atje paralajmërojnë se ekziston mundësia që të krijohen “situata të padëshiruara” si mospërmbushje e detyrave të punës dhe obligimeve të punonjësve gjatë një greve të mundshme të përgjithshme.

Dy ditë më parë ata mbajtën protestë duke nisur nga ora 11:00 para godinës së Ministrisë së Financave.