Në kuadër të Projektit për përforcimin e kapaciteteve për shfrytëzimin e resurseve, së bashku me përfaqësues të administratës komunale të Çairit u takuam me përfaqësues të USAID-it. Ndërsa takimi ishte me qëllim të konfirmimit të kapaciteteve fillestar të komunës në këto fusha:
⏹menaxhimi i financave publike komunale,
⏹Planifikimi dhe realizimi i buxheteve,
⏹transparencë dhe llogaridhënie fiskale,
⏹Planifikimi dhe mbledhja e të ardhurave nga burimet vetanake,
⏹ akses në financimin e jashtëm dhe
⏹një mjedis mundësues për përfshirjen e sektorit privat.

Sipas nevojave të Komunës, Projekti do të përgatisë një paketë të Asistencës Teknike të personalizuar dhe në 1️⃣8️⃣ muajt e ardhshëm do të vijojë bashkëpunimi intensiv me mua si kryetar i Komunës së Çairit dhe administratën në realizimin e aktiviteteve të planifikuara me qëllim të përmirësimit të kapaciteteve komunale për ekzekutim më efikas të kompetencave lokale.