Një tërmet me magnitudë 4.1 ka ndodhur në Detin Marmara. Tërmeti Është ndjerë edhe në Stamboll, Yalova, Kocaeli dhe Bursa.
Sipas deklaratës së Presidencës së Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave, një tërmet ka ndodhur në orën 23:53 me epiqendër në Detin Marmara.
Tërmeti ndodhi 11.18 km nën tokë, në brigjet e rrethit Çinarcık të Yalovës./Hurriyet
