Aktori i mirënjohur i Hollywoodit, Tom Cruise ka bërë të ditur se ka arritur marrëveshje bashkëpunimi me kompaninë filmike, “Warner Bros”, raporton CNN.

Aktori lajmin e bëri të ditur përmes një postimi në llogarinë e tij në rrjetin social Instagram.

“Jam i entuziazmuar ta ndaj këtë lajm. Mezi po pres të bëjmë filma bashkë”, ka shkruar Cruise në Instagram të martën, pasi publikoi një fotografi ku shihet deklarata e studios së famshme televizive.

“Gëzohemi shumë që do të punojmë me Tomin, një legjendë e industrisë së filmit. Vizioni ynë, që nga dita e parë, ishte që të rikthejmë këtë studio ikonike në nivelin e ditëve të saj më të suksesshme”, kanë thënë në një deklaratë të përbashkët shefat e “Warner Bros”, Michael De Luca dhe Pam Abdy.

Ende nuk janë bërë të ditura projektet që do të bëhen në mes të Cruise dhe “Warner Brosit”, por aktori ka qenë pjesë e shumë e filmave që ishin prodhuar nga kjo studio si “Edge of Tomorrow”, “Rock of Ages”, “Magnolia”, “Eyes Wide Shut” dhe “Risky Business” ndër të tjera.

Crusie ka qenë shumë i zëshëm duke i bërë thirrje audiencës për të shkuar për t’i parë filmat ani pse Hollywoodi gjendej në krizë pasi aktorët protestonin për paga më të larta e kundër përdorimit të Inteligjencës artificiale. Aktori kishte shkruar në llogaritë e tij nëpër rrjete sociale për t’i inkurajuar adhuruesit e filmave që të shkojnë për të shikuar filmat si “Oppenheimer” e “Barbie”.

Cruise gjithashtu u vlerësua lart nga regjisori Steven Spielberg vitin e kaluar, i cili ka thënë se filmi “Top Gun:Maverick” ku luan Cruise, ka mundësi ta ketë ruajtur nga kolapsi total tërë industrinë.

Filmi pati grumbulluar 1.5 miliardë dollarë në mbarë botën, që nga lansimi i tij në muajin shtator të vitit 2022. Këto shifra e kanë vënë në vendin e pestë ndër filmat që kanë arkëtuar më së shumti të ardhura në historinë e Amerikës veriore.