Një tragjedi e madhe ndodhi mëngjesin e sotëm në lagjen Kisella Vodë të Shkupit, ku të paktën dy punëtorë ndërtimi janë zënë nën material ndërtimor gjatë gërmimeve dhe përgatitjes së terrenit për ndërtimin e një objekti të ri.

Sipas informacioneve jozyrtare të Netpress, njëri nga punëtorët është nxjerrë, ndërsa të tjerët janë të mbuluar thellë, ndërsa aksioni i shpëtimit po vazhdon.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur pas kafenesë “Face”, në afërsi të parkut “Maqedonia”. Në vendin e ngjarjes aktualisht ndodhen autoambulanca, polici dhe zjarrfikës.

Prijiten më shumë detaje…