FILE PHOTO: U.S. President Donald Trump raises his fist as he reacts to early results from the 2020 U.S. presidential election in the East Room of the White House in Washington, U.S., November 4, 2020. REUTERS/Carlos Barria/File Photo

Një tjetër fitore spektakolare dhe e paprecedentë për Donald Trump në zgjedhjet paraprake republikane të Nevadës.

Ish-shefi i Shtëpisë së Bardhë fitoi 99% të votave në një proces votimi të organizuar në formë kuvendesh lokale, të njohura edhe nga Kodi Zgjedhor amerikan.

Trump mori të gjithë delegatët e Nevadës, duke pasur përballë një rival thuajse të panjohur për publikun.

Niki Hejlli, rivalja e vetme e Trump e mbetur brenda partisë në shkallë kombëtare, nuk mori pjesë në këtë proces. Votimi i të Enjtes ishte ripërsëritje e procesit të të Martës ku Trump nuk mori pjesë për shkak të mosmarrëveshjeve me krerët e komisionit zgjedhor të Nevadës për mënyrën e votimit.

Në votimin me votë të fshehtë të së Martës, 63% e anëtarësisë republikane zgjodhën opsionin për të mos mbështetur asnjë prej kandidatëve, ndërsa Niki Hejlli u rendit e dyta, një tjetër mesazh i qartë sipas analistëve se republikanët duan Donald Trumpin si kandidat për President.