Lufta mes SHBA-së dhe Iranit mund të jetë pranë përfundimit, sipas presidentit amerikan, Donald Trump, i cili ka folur në një intervistë për Fox News.

“E shoh si shumë afër përfundimit”, ka deklaruar Trumpi.

Kjo deklaratë vjen vetëm pak ditë pas bllokadës së vendosur ndaj anijeve që hyjnë dhe dalin nga porti i Iranit.

Bllokada është vendosur një ditë pasi dështuan bisedimet ndërmjet SHBA-së dhe Iranit në Islamabad të shtunën.

Ndërkaq, të martën, Trumpi ka bërë të ditur se brenda dy ditëve mund të zhvillohen sërish bisedime, ndërsa Pakistani, i cili ka vepruar si ndërmjetës në rundin e parë, ka njoftuar se po vazhdon përpjekjet për organizimin e një takimi tjetër.