Presidenti i SHBA-së, Donald Trump ka publikuar video të krijuar me inteligjencë artificiale që mund të mos i pëlqejë fare ish-presidentit amerikan Barack Obama.
https://truthsocial.com/@realDonaldTrump/114887992924632896/embed
Trumpi e publikoi videon në rrjetin e tij, “Truth Social”. Videoja fillon me një deklaratë të vërtetë të Obamës, i cili dëgjohet duke thënë: “Askush, sidomos presidenti, nuk është mbi ligjin.” Pas tij, në video paraqiten edhe ish-presidenti tjetër, Joe Biden, e ish-zyrtarë të tjerë të lartë, duke i thënë fjalët “askush nuk është mbi ligjin”.
Në pjesën e dytë të videos, e cila qartazi vërehet se është krijuar me ndihmën e inteligjencës artificiale, Trumpi dhe Obama shihen të ulur afër njëri tjetrit në një zyrë në Shtëpinë e Bardhë. Në atë moment, tre oficerë gjoja të FBI-së e kapin Obamën dhe e tërheqin zvarrë nga ulësja, ndërsa Trumpi qesh. Obama më pas shihet në një burg, i veshur me rrobat e zakonshme të të burgosurve, ngjyrë portokalli.
Mësa duket, kjo pamje fillimisht ishte publikuar në rrjetin social “TikTok”, por presidenti amerikan nuk mundi të rezistonte pa e publikuar edhe në llogarinë e tij në “Truth Social”.
