Ditën e djeshme Prive.al solli pamje ekskluzive të Arbenitës dhe Feros bashkë.

Pamjet ishin shkrepur të dielën në një nga restorantet e Gjilanit, duke e vulosur faktin që ata janë rikthyer bashkë.

E pasi lajmi i Prive mori dhenë, Arbenita sot ka ardhur me një postim konfuzues.

Ajo ka bërë një TikTok ku shprehet se po divorcohet.

Narracioni se ajo është bashkë me Feron është fakt i pakontestueshëm për momentin. Dëshmitarë okularë i kanë treguar portalit Prive.al se super modelja dhe reperi janë parë sërish bashkë sot në Gjilan (e martë).

Nuk dihet përse bukuroshja e ka bërë këtë postim por është e sigurt që bëhet fjalë për një shaka TikToku pa të vërtetë brenda saj. /Prive.al