Shoqata për Kulturë “Reka e Epërme” edhe këtë vit po organizon manifestimin tradicional “Takimet e Rekës së Epërme” 2023, njofton Gostivari Sot

Një nga agjenda e aktiteteve ishte edhe Marshi Tradicional i Takimeve të Rekes së Eperme që sivjet kishte destinacion fshatin Levnovë drejt Sandaktashit, gjatësia gati 12 kilometra. Nisja u bë nga hotel Radika.

Manifestimi qendror do të mbahet më 6 gusht nga ora 11:30 në rrugën kryesore Mavrovë – Dibër, në mes Sharrës dhe Qymyritnë.

Qëllimi i këtij manifestimi është që të ruajm traditën e Rekës së Epërme, kjo është një dasëm tradicionale shqiptare e zonës së Rekës së Epërme, tha Sejdi Pajaziti për Gostivari Sot