Oficerët ushtarakë njoftuan në televizionin kombëtar në Gabon se kishin marrë pushtetin në vend. Ata thanë se po anulonin rezultatet e zgjedhjeve të së shtunës, në të cilat presidenti Ali Bongo u shpall fitues. Opozita pretendoi se zgjedhjet, në të cilat Bongo fitoi rreth dy të tretat e votave, ishin të manipuluara. Përmbysja e Bongo do të shënonte fundin e sundimit 53-vjeçar të familjes së tij në vendin e pasur me naftë të Afrikës Perëndimore. Ai erdhi në pushtet pas vdekjes së babait të tij Omar në vitin 2009 dhe tashmë i mbijetoi një grusht shteti katër vjet më parë.

Dymbëdhjetë ushtarë dolën në televizion për të njoftuar se po anulonin rezultatet e zgjedhjeve dhe po shpërndanin të gjitha institucionet në republikë. Ata gjithashtu thanë se po mbyllnin kufijtë shtetërorë. “Ne kemi vendosur të mbrojmë paqen duke i dhënë fund regjimit aktual.

“Menaxhimi i papërgjegjshëm dhe i paparashikueshëm i vendit ka rezultuar në një prishje të vazhdueshme të kohezionit social, duke e çuar vendin në kaos”, tha një nga ushtarët. Agjencitë e lajmeve raportuan se të shtëna janë dëgjuar edhe në kryeqytetin Libreville. Qeveria ende nuk ka reaguar për njoftimin e ushtarëve.