Artisti nga Tetova, njëherit sekretar shtetërorë në Ministrinë e Kulturës së Republikës së Maqedonisë së Veriut përmes një postimi në profiline tij në FB ka njoftuar se është emëruar Drejtor i Qendrës për Kulturë në Stamboll të Republikës së Turqisë, shkruan Top24
Sot dua të ndaj me Ju lajmin që në mledhjen e fundit të qeverisë së Republikës së Maqedonisë të Veriut jam emëruar Drejtor i Qendrës për Kulturë në Stamboll të Republikës së Turqisë. Një mision i ri me plot sfida por duke pasur mbështetjen e juaj, familjes dhe qeverisë, besoj që edhe këtë detyrë do ta kryej me nder dhe sukses, Qendra për Kulturë në Stamboll do të jetë derë e hapur për të gjithë artistët dhe artëdashësit e RMV-së. Si sekretar shtetëror në Ministrinë e Kulturës bashkë me qeverinë dhe me ministrat e kulturës arritëm që të kemi përfaqësim të drejtë dhe adekuat si në kontekstin e arritjes së ndarjes së drejtë të buxhetit për kulturën shqipëtare ashtu edhe në ngritjen e institucioneve kulturore, gjegjësisht deklaroj me plot përgjegjësi që arritëm të institucionalizojmë kulturën shqiptare!
Një falemnderim i vecantë për të gjithë bashkëpuntorët e mi, drejtuesit e institucioneve dhe të gjithë ata të cilët kontribuan që kultura shqiptare të arrijë në nivelin e dëshiruar.
Posacerisht shpreh falemenderim dhe mirënjohje për mbështetjen e vazhdueshme ndaj meje të liderit të shqiptarëve z.Ali Ahmeti!
