Nga Partia Demokratike Europiane njoftojnë se mbrëmë në Tetovë, në prani të kryetarit të kësaj partie, Arjanit Hoxha, por edhe të deputetit Bastri Bajrami, për koordinator në këtë qytet u zgjodh Veli Veliu.
“Me lejoni që t’i uroj Veliut suksese në obligimin e marrë nga ju për të punuar me përkushtim për të arritur synimet tona si parti politike. Ne e nismën idenë tonë jo për inat të dikujt apo për t’i bërë karshillëk, por duke u bazuar në qëllimin tonë të pastër për të bërë ndryshim, e nisëm këtë rrugëtim pa asnjë interes apo përfitim dhe sot arritëm që të shtrihemi fuqishëm edhe këtu në Tetovë. Kauza jonë për të punuar në ndërtimin e një gjenerate të re politike u shndrrua në sllogan kryesor që po e lexojnë drejt të gjithë që na bashkëngjiten, prandaj edhe i riu Veli Veliu sot është shembëlltyra e asaj që e flasim, pra ndërtojmë gjeneratën e re të politikës me djem dhe vajza të reja që duan të ardhmen e tyre ta ndërtojnë aty në vendlindje” tha mes tjerash kreu i PDE-së, Arjanit Hoxha.
