Skandalet e fundit në Partinë Socaliste së fundmi i kanë dhënë materiale të bollshme rrjeteve sociale.

Gjysma e qeverisë socialiste ka rënë në burg për afera të ndryshme dhe shumë deputetë, ministra e zyrtarë të tjerë të PS kanë dosje në SPAK. Meqënëse është koha kur maturantët dhe studentët përfundojnë shkollën dhe diplomohen, në rrjetet sociale po qarkullon një video-montazh, ku shihen disa nga ish-ministrat, deputetë dhe kryebashkiakë të Ramës në burg në momentin e diplomimit.

Në sfond është kënga e fushatës së 14 majit “ECIM PËRPARA”.