Gjykata e Apelit ka rritur me 5 vite burg masën e dënimit për Agron Tanushin i cili në 2020 vrau ish kunatën Jetmira Hasani. Ndërkohë Gjykata e shkallës së parë e kishte dënuar me 23 vite burg.
Nëna e Jetmira Hasani ishte në gjykatë për të dëgjuar masën e dënimit për atë që i vranë të bijën. Ajo thotë se nëse do të ishte vetë gjyqtarja do e dënonte me burg për jetë pasi gjëma që i ka bërë është e madhe.
Jetmira Hasani, 34 vjeçe u vra në shtator mbrëmjen e muajit tetor 2020 nga kunati i saj, Agron Tanushi në banesën e saj në Bathore.
Hasani, prej vitesh jetonte në Greqi, por edhe pse ishte divorcuar me vëllanë e Tanushit, sa herë vinte në Shqipëri, jetonte në shtëpinë e familjes Tanushi. Për këtë arsye, mes autorit dhe viktimës, ka pasur shumë herë sherre për shkaqe pronësie./Dosja.al
