Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se pret një “ofensivë të re” nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, duke pretenduar se kjo “ofensivë” do të përkojë me ofensivën e forcave ukrainase në luftën kundër Rusisë.
Në një intervistë të dhënë për TV Prva, Vuçiq përsëriti pretendimet se aleatët perëndimorë nuk shqetësohen për të drejtat e serbëve në Kosovë.
Serbia dhe pjesëtarë të komunitetit serb në Kosovë i konsiderojnë këto arrestime si arbitrare.
Komuniteti ndërkombëtar ka kërkuar nga Kosova dhe Serbisë që t’i ulin urgjentisht tensionet dhe që Prishtina t’i organizojë zgjedhjet e reja. Së fundi, BE-ja ka bërë të ditur edhe për masa ndëshkuese të përkohshme të vendosura ndaj Kosovës.
Ndërkohë, Vuçiq ka përsëritur se Serbia nuk do t’i vendosë sanksione Rusisë për luftën në Ukrainë dhe ka deklaruar se nuk ia kanë dërguar “as edhe një armë të vetme” as Rusisë e as Ukrainës./tv21