E njohur për publikun prej vitesh, por Xhuli Nura u rikthye në qendër të vëmendjes me pjesëmarrjen në edicionin e parë të Big Brother VIP Kosova.

Xhuli ishte një prej ish-banoreve më të zhurmshme, dhe doli si një prej pesë finalisteve të formatit.

Por, bukuroshja nga Drenica po vazhdon të jetë aktive, sidomos në mediat sociale ku ajo ndan aktivitete dhe përditshmërinë me fansat e saj.

Xhuli u kujdes të theksonte format joshëse teksa ndodhej jashtë banesës së saj e veshur me bluzë të shkurtër të bardhë dhe dollake të gjelbra me vija të bardha.