Dëshmi të reja sipas një emisioni të KlanKosova hedhin dritë mbi rrethanat misterioze të vrasjes së Beg Rizajt dhe Mirsad Ndrecës gjatë përleshjeve të 9-10 majit 2015 në Lagjen e Trimave në Kumanovë, përcjell INA.
Sipas këtyre burimeve, dyshohet se grupi u tradhtua nga brenda – një informacion i deklasifikuar së fundmi sugjeron se operacioni policor nuk ishte vetëm rezultat i një ndërhyrjeje të forcave speciale maqedonase, por edhe i një infiltrimi të qëllimshëm që çoi në pozicionimin e saktë të grupit dhe eliminimin e figurave kyçe si Rizaj dhe Ndreca. Më poshtë video: