Pasi zëvendëskryeministri i parë, Izet Mexhiti tha se janë punësuar 35 specializantë shqiptarë në Qendrën Klinike në Tetovë dhe në Spitalin e Gostivarit, ka reaguar ish-ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari që siç tha, janë punësuar 25 shqiptarë dhe 10 të tjerë nga komunitetet.

“Reagim ndaj zv/ kryeministrit z.Izet Mexhiti

Të paktën kur mburresh me punën e dikujt tjetër mësoji saktë të dhënat. Janë 25 shqiptar dhe 10 të komuniteteve tjera, dhe jo 35 shqiptar.

Por jemi të bindur që kur Azir Aliu do të vijë në postin e ministrit të Shëndetësisë për të cilin shiti veten, do të jetë më i kujdeshëm”, tha Taravari.