Universiteti i Tetovës sot mban zgjedhjet për rektorin e ri për të cilin garojnë tre profesorë, raporton Portalb.mk.

Për të parin e universitetin garojnë rektori aktual – Jusuf Zejneli si dhe profesorët Fehari Ramadani dhe Kushtrim Ahmeti.

Njëri nga këta të tre pas mbylljes së votimit pritet të zgjidhet i pari i universitetit.

Konkursin për rektorin e ardhshëm, Universiteti i Tetovës e shpalli më 4 maj.

Ndërsa më pas tre kandidatët në një debat publik prezanzuan plan-programet e tyre.

Kujtojmë se konkursi i fundit për rektor në UT u përcoll me shumë bujë, tensione dhe akuza për ndikime politike, ku tre kandidatë u tërhoqën nga gara ku mbeti vetëm Jusuf Zejneli i cili u zgjodh rektor.

Konkursi i vitit 2023 ishte dashur të përfundojë dy vite më parë. Por, konkursi në vitin 2021 nuk u shpall.

Ushtrues detyre i rektorit u caktua Reshat Qaili, por ai në këtë detyrë për gjashtë muaj nuk shpalli konkurs për rektor.

Më pas, në këtë detyrë në maj 2022 si u.d erdhi Vullnet Ahmeti i cili nuk shpalli konkursin brenda 30 ditëve të parapara si në ligj.

Ndërsa nëntorin e vitit 2022 në këtë detyrë si u.d erdhi Kushtrim Ahmeti, i cili njëjtë nuk publikoi shpalljen për zgjedhjen e rektorit në afat prej 30 ditëve.

Këto shkelje u konstatuan edhe nga Inspektorati Shtetëror i Arsimit.