Agim Veliu: Procesi zgjedhor i LDK-së në Podujevë është proces shumë i dëmtuar, i korruptuar, i montuar e me shumë parregullsi

Ish-kryetari i LDK-së në Podujevë, Agim Veliu është shprehur i pakënaqur me procesin zgjedhor të LDK-së në këtë komunë.

Sipas tij ky proces nuk ka shkuar mirë, dhe ka pasur një varg shkeljesh.

Në një prononcim për Raporto24, Agim Veliu ka thënë “Procesi sipas mendimit tim dhe informacioneve që i kam nuk ka shku mirë. Është proces shumë i dëmtuar, i korruptuar, i montuar, me shumë parregullsi, me shumë shkelje, me shumë marrëveshje pa kuvende zgjedhore, disa kuvende të anuluara ku ka pas prezencë. Kështu që janë një mal me shkelje”, ka thënë ai.