Mediat gjermane kanë raportuar se tre nga pesë viktimat e aksidentit të rëndë industrial në Hafencity të Hamburgut ishin shqiptarë dhe jo bullgarë.

Të dhënat personale të dy viktimave dhe të të plagosurit rëndë janë siguruar, tha një zëdhënës i policisë të martën për DPA.

Detajet personale të dy viktimave të tjera janë ende në pritje. Por nuk ka asnjë dëshmi se ata janë bullgarë.