Një përbindësh betoni prej mbi 140 mijë m2 është planifikuar të ndërtohet në vendin e ish-fabrikës “Alumina” në Taftalixhe.
Sipas informacioneve të fundit, pronari i tokës dhe planit për ndërtimin e këtij përbindëshi prej betoni, Asmir Jaoski, djali i deputetit të BDI-së Ismail Jaoski-Pucko, është në negociata me konsorciumin turk LIMAK për këtë kompani për të blerë tokën dhe për të marrë rolin e investitorit të këtij projekti.
Sipas informacioneve të Infomax, qyteti i Shkupit ende nuk ka marrë plan urbanistik për ta shqyrtuar këtë projekt, por nga zyra e Arsovskës thonë se një projekt i tillë kategorikisht do të refuzohet, sepse në planin e ri të përgjithshëm urbanistik në këtë lokacion tashmë është paraparë ndërtimi i një mega-park i ri.
“Nuk do të lejojmë që të përsëritet i njëjti gabim si projekti në ish-fabrikën ‘Treska’”, thonë nga zyra e Arsovskës.
Kryetarja e Qytetit të Shkupit nuk ishte e disponueshme për koment Komuna e Karposhit ende nuk e ka zbatuar procedurën për miratimin e këtij DUP.
