Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, ka marrë pjesë sonte në Kuvendin Zgjedhor të Forumit Rinor të kësaj partie në degën e Sarajit, ku Ramadan Emini është zgjedhur në krye të Forumit Rinor, transmeton Zyrtare.net

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Ahmeti ka uruar Eminin dhe të gjithë anëtarët e zgjedhur, duke u dëshiruar suksese në përgjegjësitë e reja.

Ai ka vënë në pah rolin e rinisë në proceset politike, duke theksuar se të rinjtë kanë qenë pjesë e ndryshimeve në Maqedoninë e Veriut dhe se, sipas tij, do të vazhdojnë të jenë forcë e rëndësishme edhe në të ardhmen.

„Me rininë i bëmë ndryshimet në Maqedoninë e Veriut, me rininë do të vazhdojmë t’i bëjmë ndryshimet e nevojshme dhe bashkë do t’i mposhtim puthadorët që kanë harruar se përfaqësimi dhe dinjiteti nuk negociohen“, ka shkruar Ahmeti.

„Rinia ka qenë dhe mbetet forca e ndryshimit!“, ka përfunduar ai.