Kryetari i komunës së Bërvenicës, Arkin Jahiji që në ditën e parë të punës ka përveshur mangët dhe ka dalur në teren për të inspektuar punimet në ndërtimin e rrugës në fshatin Meletinë, shkruan Top24
“Sot realizuam inspektimin e punimeve për ndërtimin e rrugës në fshatin Miletinë, me qëllim përcjelljen nga afër të dinamikës dhe cilësisë së realizimit të këtij projekti. Investimet në infrastrukturë janë investime në jetën e përditshme të qytetarëve. Angazhimi ynë mbetet që çdo vendbanim i Komunës së Bërvenicës të ketë infrastrukturë më të mirë dhe kushte më dinjitoze për të gjithë. Bashkë për zhvillim në çdo vendbanim!” shkruan kryetari i komunës së Bërvenicës, Arkin Jahiji.
