Në orët e para të ditës së sotme, respektivisht rreth orës 02:30 minuta të mëngjesit. në Kërçovë është privuar nga liria E.Z. (26) nga Kërçova.

MPB njofton se gjatë bastisjes së shtëpisë së tij dhe në hapësirat ndihmëse, të kryer me urdhër gjyqësor, janë gjetur dhe sekuestruar materie në gjendje pluhuri ngjyrë e bardhë, peshore digjitale dhe sende me mbetje të materies në gjendje pluhuri.

Personi është në mbajtje në stacion policor kurse pas dokumentimit të plotë të rastit kundër tij do të parashtrohet kallëzim përkatës.