Deputeti i zonës numër një, Blerim Bexheti sot morri pjesë në festivalin Ndërkombëtar Folklorik “Saraj Fest” i cili tradicionalisht mbahet me 1 Maj, shkruan Top24

“Si deputet i zonës, kam nderin të ndaj eksperiencën time si mysafir në festivalin Ndërkombëtar Folklorik “Saraj Fest”, i cili tradicionalisht organizohet në festën e 1 Majit. Ky festival ka sjellë së bashku shoqëri kulturore nga vende të ndryshme dhe nga vendi ynë, duke promovuar diversitetin dhe traditat e pasura.

“Saraj Fest” është një mundësi e shkëlqyer për të festuar unitetin dhe për të ndarë vlera të bukura artistike e kulturore.”, shkruan Bexheti.