Kryetari i komunës së Sarajit z.Blerim Bexheti nëpërmjet një postimi në profilin e tij në fb ka njoftuar të gjith sportdashësit se në Q.R.S Saraj është ndërtuar edhe një Fitnes Qendër në ambient të hapur. Kujtojmë se kjo nuk është e vetmja Fitnes Qendër që funksionon në Parkun e Sarajit dhe se ndërtimet e tilla e shtojnë kapacitetin për një numër më të madh të atyre që duan të ushtrojnë nëpër këto hapsira.

Postimi vijon:
Parkut të Sarajit i shtohet edhe një Fitnes Qendër në qiell të hapur, e cila do të jet në dispozicion për të gjithë vizitorët e Qendrës Rekreative.