Nidjala Arifi ka shprehur zhgënjim ndaj Lëvizjes Besa, duke thënë se kontributi i tij në organizimin e partisë në Kumanovë dhe Likovë është harruar. Në një postim në Facebook, ai shkruan se ishbashkëpunëtorët e tij, të cilët, sipas tij, morën poste drejtuese, asnjëherë nuk i ofruan një vend pune.

Arifi e shoqëroi postimin me një fotografi nga një aktivitet i Lëvizjes Besa. Ai thotë se ishte ndër personat që hapën shtabin e partisë në Kumanovë dhe përmend angazhimin e tij në organizimin e saj në komunën e Likovës.

Në postim, Arifi kritikon edhe emërimin në poste të personave që, sipas tij, nuk kishin qenë të angazhuar në parti. Në fund, ai shkruan se nuk është penduar që ka emigruar, megjithëse ndien mall për vendlindjen.

https://www.facebook.com/share/19n8iNbMup/?mibextid=wwXIfr