Gjykata e PosaPosaçme vendosi të lërë në fuqi masën e sigurisë “arrest në burg” për dhëndrin e ish-kryeministrit, Sali Berisha, Jamarbër Malltezi dhe masën detyrim paraqitje për ortakun e tij, Fatmir Bektashi, të cilët akuzohet për korrupsion dhe pastrim parash në lidhje me kompleksin “Partizani”.
Avokati Klodian Skënderi pas përfundimit të seancës, foli për mediat, ku shpreh se personat në hetim janë përballë një marrëdhënie juridike – civile të pastër.
“Personat nën hetim janë përballë një marrëdhënie juridiko -civile të pastër. Nuk mundet të aludohet, nëpërmjet disa ligjeve apo VKM-ve që as janë atakuar në kohë, e as janë kundërshtuar të pretendohet kryerja e veprave penale” tha ai.
