Ai është njëri prej artistëve më të pëlqyer e më të suksesshëm në tregun muzikor shqiptar.

Fjala është për Capital T, i cili e ka dëshmuar këtë ndër vite me projektet që ka sjell.

Reperi i njohur veç kësaj ka realizuar edhe disa albume që janë pritur mirë nga fansat e publiku.

Foto: Screenshot/Instagram

Në vitin 2010, Kapo publikoi albumin “Replay”, e në 2012 solli albumin tjetër të quajtur “Kapo”.

Në 2017 erdhi me “Winter Is Here”, gjersa në vitin 2020 lansoi një tjetër të titulluar “Skulpturë”.

Foto: Screenshot/Instagram

I fundit album nga Trim Ademi (emri i vërtetë) quhet “Heart Broken Kids”, të cilin e solli në 2022.

Në një postim të ri në InstaStory, ai ka njoftuar se po vjen me albumin e gjashtë.

Foto: Screenshot/Instagram

“Albumi i gjashtë është rrugës. Çfarë udhëtimi emocional”, ka shkruar ai në postim.

Pritet të shihet se çfarë po përgatit tani këngëtari i famshëm, ndonëse shquhet për projektet unike. /Telegrafi/https://www.instagram.com/p/Cy0zFVdsInH/embed/captioned/?cr=1&v=14&wp=540&rd=https%3A%2F%2Ftelegrafi.com&rp=%2Fcapital-t-ne-pergatitje-te-albumit-te-gjashte%2F#%7B%22ci%22%3A0%2C%22os%22%3A1569%2C%22ls%22%3A877%2C%22le%22%3A1267%7D