Kur Volodymyr Zelensky u pyet nëse ndihet i shqetësuar me përpjekjet e Rusisë për ta vrarë atë, ai u përgjigj se nuk i lejohej një gjë të tillë. Portali Politico analizoi se çfarë do të ndodhte nëse rusët do të kishin sukses në këtë qëllim kriminal.
Në një intervistë gjatë muajit të kaluar për CNN, Zelensky tha se nuk po ka kohë që të mendojë për planet e rusëve për ta eliminuar atë.
“Nëse do të mendoja vazhdimisht për këtë, thjesht do të mbyllesha, sikurse Putini tani që nuk e lë bunkerin e tij. Sigurisht, truprojat e mi duhet të mendojnë se si ta parandalojnë këtë dhe kjo është detyra e tyre. Nuk mendoj për këtë”, tha atëbotë 45-vjeçari.
Ndërsa kjo është një çështje për të cilën lideri ukrainas, kuptohet, nuk dëshiron të mendojë, është gjithashtu një çështje që mbështetësit e tij brenda dhe jashtë vendit nuk mund ta injorojnë.
Që nga refuzimi i një oferte evakuimi, duke u thënë shpëtimtarëve amerikanë, “unë kam nevojë për municion dhe jo për largim”, ai ka luajtur një rol kyç në tërheqjen e mbështetjes ndërkombëtare për luftën kundër Rusisë.
Nuk është çudi që ligjvënësit rusë dhe blogerët ushtarakë ultra-nacionalistë janë të bashkuar në thirrjen që të vritet presidenti ukrainas. Statusi i Zelenskyt si një simbol i asaj që Perëndimi e sheh si një lufte të drejtë, aftësia për të kërkuar dhe qortuar aleatët derisa t’ arrijë synimet, gatishmëria për të shtyrë agjendat e tij dhe paraqitjet parlamentare, të gjitha e figurojnë atë si simbol të luftës kundër Rusisë.