Efi ka preferuar të jetë larg televizionit dhe këtë gjë e ka treguar disa herë në komunikimet që ka patur me fansat e saj.
Sipas rrëfimeve të saj, personazhi i njohur televiziv ka marrë oferta për të luajtur në filmin “Në Kuadër të Dashurisë” por që nuk ka pranuar për shkakun se ishte një rol i parëndësishëm.
Në një komunikim me fansat ditën e djeshme, ajo madje ka treguar se nuk ka pranuar ftesën për në “Dancing with the Stars”, pasi nuk dëshironte të ishte pjesë e një “reality show” përsëri, pas përfundimit të Big Brother.
Ndërkohë që emri i saj u përfol si prezantuese e “Për’Puthen”, së fundmi kanë nisur të qarkullojnë thashetheme se Efi mund të jetë pranë Kiarës në prezantimin e “Fun Club” në “Dancing with the Stars”.
Në faqen zyrtare të Instagramit të “DWTS” ende nuk ka ndonjë publikim që mund të vërtetojë që Efi do të jetë pjesë e këtij “show” magjik por në një postim të bërë mbërmjen e kaluar, Efi ka ngacmuar ndjekësit e saj, duke shkruar: “Me gjëra të bukura, me gjëra të reja”.
Nuk është ende e qartë se kujt i referohet Efi por një tjetër plan i saj ka qënë hapja e një studioje tatuazhes, për të cilën është shprehur se po punon fort.
Nga ana tjetër, ish-banorja e BBV, ka treguar se ka nisur bashkëpunimin e saj me “Lori Caffe”, për të cilën është zgjedhur si imazhi i kësaj kompanie.

