Me rastin e 13 Nëntorit – Ditës së Çlirimit të Shkupit, mbajtëm takimin tradicional me përfaqësuesit e Bordit të Qytetit të Bashkimit të Luftëtarëve nga Lufta Antifashiste Nacionalçlirimtare e Maqedonisë. Ky takim nuk është vetëm ceremonial, por lind ide të shumta që ne i zbatojmë me qëllim që të inkurajojmë të rinjtë dhe banorët e Shkupit në përgjithësi, për të mos harruar luftën dhe sakrificat për liri, sukseset historike, si dhe për dashurinë që të respektojnë qytetin dhe vendin e tyre.
Në takim i falënderuam që gjithmonë folën me pasion dhe e ruajtën kujtimin e sakrificës, guximit dhe vendosmërisë së luftëtarëve kundër pushtuesit fashist, që çliruan Shkupin dhe Maqedoninë, që brezat e sotëm dhe të ardhshëm të jetojnë në shtet të lirë. Në këtë ditë, që është festa e Shkupit të lirë, duhet kujtuar heroizmi dhe qyteti ynë sinonim i bashkëjetesës dhe solidaritetit të mbrohet dhe zhvillohet.
Gëzuar dhe qoft i përjetshëm 13 Nëntori – ditën e çlirimit të Shkupit.
