Nxënësit e fshatrave Sllupçan e Orizare, të cilët ndjekin mësimet në ndërrimin e pasdites, po përballen me vështirësi e pasiguri gjatë kthimit nga shkolla për në shtëpitë e tyre. Këto vështirësi nxënësit i hasin për  shkak të  mungesës së ndriçimit të rrugës kryesore në komunën (në fjalë).

Televizioni ynë në një intervistë ekskluzive mori edhe prononcimin e kryetarit të komunës (emri /mbiemri),  cili deklaroi se sa i përket ndriçimit publik ka mungesë apo pengesë të momentit për shkak të defekteve. Ndër të tjera, krytari (mbiemri) u shpreh:

” Në koordinim me të gjitha bashkësitë lokale, këshilltarë komunalë dhe me banorët që jetojnë në ato pjesë, kemi iniciuar procedura të një studimi të fizibilitetit për gjendjen momentale të ndriçimit publik në komunën tonë.”

Ai shtoi se do të ofrohen mundësi dhe zgjidhje që të sanohen këto defekte dhe të mos ketë pengesa.

Arifi premtoi se nga dita e nesërme do të ndërmarrin hapat e duhur dhe bashkë me ekipet e tyre do të ndërhyjnë për ta sanuar problemin me ndriçim publik në atë pjesë.

Televizioni News/