“Ne duhet të udhëheqim një politikë të jashtme që të jetë në balancë me të gjithë aktorët e mëdhenj të botës. Ne jemi një shtet demokratik me aspirata drejt Bashkimit Evropian, por duhet ta udhëheqim politikën sipas interesit të shtetit tonë, e jo sipas asaj se si do t’i pëlqejë dikujt tjetër. Hristijan Mickoski erdhi në pushtet me premtimin se do të mbajë qëndrim të fortë se nuk do të ketë ndryshime në Kushtetutë nëse nuk ka garanci nga Bullgaria. Këtë e mbështes. Ne nuk jemi i vetmi shtet që ka negociuar me fqinjët dhe nuk ka shtet që ka paguar një çmim kaq të lartë.” – thekson analisti politik Lulzim Farizi në përgjigjen e pyetjes se si e vlerëson Maqedoninë në planin e jashtëm, në kuadër të intervistës për “Republika”./express.mk