Shkup, 3 Maj 2025 – “Durimi është thesar prej thesareve të mirësisë, të cilin Allahu nuk ia jep askujt veç atyre që kanë vlerë tek Ai”. Me këto fjalë prekëse, njëri nga të dënuarit për rastin e shumëpërfolur “Alfa” Agim Islami, ka përkujtuar 17-vjetorin e vuajtjes së dënimit për një krim që ata pretendojnë se nuk e kanë kryer.
Nga viti 2008 e deri më sot, të dënuarit për rastin “Alfa” vazhdojnë të mbahen në burg, thirrjet për rigjykim dhe hetim të pavarur janë shtuar, ndërsa familjarët e të dënuarve vazhdojnë betejën e tyre për drejtësi.
Sot, pas 17 vitesh, ata nuk kërkojnë asgjë më shumë se sa Liri për rastin “Alfa” një kërkesë që po bëhet gjithnjë e më e fuqishme në opinionin publik.
