Një incident me armë zjarri ka ndodhur gjatë orëve të mbrëmjes në qendër të Kumanovës.

Incidenti ka ndodhur në pjesën qendrore të qytetit, kur një person është plagosur me armë zjarri.

Siç mëson INA në incident janë përfshirë persona të njohur nga policia. I plagosuri siç mësohet është Toni.Sh nga Kumanova.

Incidentin e kanë konfirmuar edhe nga SPB Kumanovë, nga ku nuk japin detaje duke theksuar se po vijon ekspertiza dhe hetimet.

Nga Spitali i Përgjithshëm i Kumanovës kanë konfirmuar se në ora 17:38 me automjet të urgjencës iu është sjellë një person mashkull me dy plagë me armë zjarri në të dyja këmbët.

I plagosuri për shkak të seriozitetit të lëndimeve është dërguar në Shkup.

“Pas ofrimit të kujdesit fillestar shëndetësor, personi me ekipin e punonjësve është përcjellë në Kirurgjinë Vaskulare Shkup”, ka thënë drejtoresha e spitalit të Kumanovës, Biljana Ivanovska.(INA)