Një koleksionues monedhash ka zbuluar një monedhë prej 50p e cila mund të ketë një vlerë deri në 90 herë më të madhe se vlera origjinale e saj, në mes të 46.72 eurove dhe 52.56 euro (40 dhe 45 funte).

Një llogari në TikTok me emrin CoinCollecotrUK ka vënë në pah se monedha 50p e inspiruar një presidencë e caktuar e Bashkimit Evropian është një prej vetëm 109 mijë monedhave të prodhuara, duke e bërë atë një nga monedhat 50p më të rralla ndonjëherë.

Veçantia e saj qëndron në faktin se ajo daton nga vitet 1992 dhe 1993, atëherë kur Mbretëria e Bashkuar ishte presidente e Këshillit Evropian të Ministrave, njëkohësisht edhe kur u kompletua marrëveshja mbi Tregun Unik, raporton Mirror./Telegrafi.com