Në Ohër dhe Strugë ka filluar vendosja e gjithsej 40 kamerave të trafikut që janë pjesë e sistemit “Qytet i Sigurt” , transmeton Portalb.mk.

Zbatimi i plotë dhe funksionimi pritet të fillojë para sezonit turistik.

Aktualisht, sistemi ndodhet në fazë testimi teknik dhe shkeljet nuk sanksionohen.

Nga SPB Ohër kanë theksuar se para aktivizimit të plotë, publiku do të informohet me kohë për lokacionet e kamerave, llojin e shkeljeve që do të sanksionohen, si dhe masat për mbrojtjen e të dhënave personale, në përputhje me ligjin.

Në fazën e parë ‘Qyteti i Sigurt’ funksionon vetëm në Shkup, Tetovë, Kumanovë dhe në Korridoret 8 dhe 10.

Është paralajmëruar që sistemi gradualisht gjatë vitit do të zgjerohet edhe në pjesë të tjera të vendit, por pa detaje dhe afate konkrete.