Ministria e Drejtësisë kërkon që partitë politike të sqarohen në lidhje me propozim ligjin për amnisti.

“Ministria e Drejtësisë disa herë u ka dërguar shkresa koordinatorëve të partive politike në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, që të prononcohen për propozim Ligjin e ri për amnisti. Kërkesat janë dërguar përmes shkresave dhe përmes postës elektronike më datë 18.07.2023, 20.07.2023, 24.08.2023, 11.09.2023 dhe 13.09.2023. Me propozim ligjin përmes shkresës zyrtare është njoftuar edhe kryetari i OBRM-PDUKM-së, Hristijan Mickoski.

Nga ata u kërkua që në afat sa më të shkurtë të mundur ta shqyrtojnë dhe të prononcohen për zgjidhjen ligjore, duke dhënë vërejtet dhe sugjerimet e tyre./koha.mk