Moti do të jetë i ndryshueshëm me vranësira me periudha dielli dhe me erë mesatare deri e përforcuar nga drejtimi jugor. Pasdite nën ndikimin e valës së re të lagështisë do të ketë reshje të shiut të cilat në orët e natës do të jenë më të mëdha (mbi 20 l/m2).
Siç bëri të ditur DPHM, për shkak të paraqitjes së masës dukshëm më të ftohtë ajrore në orët e natës do të fillojë të fryjë erë e fuqishme veriore dhe reshjet në male dhe në disa vende më të larta do të kalojnë në reshje të borës, por do të dobësohen për nga intensiteti.
Temperatura minimale do të jetë në interval prej 1 deri në 8, ndërsa ajo maksimale do të lëvizë prej 12 deri 18 gradë.
Në Shkup mot i ndryshueshëm me vranësira me erë mesatare deri e përforcuar jugore. Pasdite dhe në orët e natës do të ketë reshje të shiut. Në orët e natës do të fillojë të fryjë erë e përforcuar veriore dhe reshjet në malet përreth do të kalojnë në borë, por me intensitet të dobët. Temperatura minimale do të bie deri në 5, ndërsa ajo maksimale do të arrijë deri 14 gradë.
Gjatë fundjavës do të mbizotërojë mot i ndryshueshëm me vranësira dhe i ftohtë me erë të përforcuar, përkohësisht e fuqishme (mbi 80 km/h) nga drejtimi verior. Në vendet më të larta dhe në male do të ketë reshje të lehta të borës, veçanërisht të shtunën.
