Moti sot do të jetë me diell me vranësira mesatare. Në pjesët perëndimore do të ketë kushte për shi afatshkurtër lokal dhe paraqitje të bubullimave. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i ndryshueshëm.
Temperatura minimale do të jetë në interval prej 6 deri 14, ndërsa ajo maksimale do të lëvizë prej 23 deri 31 gradë Celsius.
Në Shkup, moti do të jetë me diell me vranësira mesatare, të cilat përkohësisht do të rriten. Temperatura minimale do të bie deri në 13, ndërsa ajo maksimale do të arrijë deri 27 gradë.
Edhe të premten nëpër disa vende do të ketë vranësira, ndërsa në pjesët perëndimore do të ketë kushte për shi afatshkurtër lokal. Të premten përgjatë Vardarit, ndërsa të dielën në pjesën më të madhe të vendit, do të fryjë erë e fuqishme veriore. Temperatura ditore gjatë ditëve të ardhshme do të jetë mbi mesataren për këtë periudhë.
